Shtepia e Librit - Blog

Vjen në shqip “Dielli i Skortave” nga Laurent Gaude
Historia është një bosht gjigand, një bosht manjetik që i bën t’i vijnë rrotull, t’i afrohen e t’i largohen pa pushim, porsi bletët në koshere sendet e njerëzit, natyrën e gjithçka tjetër të konceptueshme, të prekshme e të paprekshme.

Historia e çdo njeriu është historia e një familjeje por në miniaturë, e cila në vetvete është historia e një qyteti në miniaturë, që dhe kjo e fundit është historia e një vendi në miniaturë dhe të gjitha këto histori miniaturash janë pjesë të historisë së madhe e të përsëritshme njerëzore.

Prandaj dhe çdo njeri kur lexon një libër, një histori, aktuale apo e lashtë qoftë, përpiqet të gjejë tek personazhet e tij diçka nga vetja. Sa më shumë tipare të vetes të gjejë tek personazhet aq më shumë i dashuron këta personazhe, dashuron dhe librin ashtu siç dashuron veten. Tek « Dielli i Skortave » çdo njeri gjen vetveten. E gjen tek përpjekjet e personazheve për të jetuar, për të luftuar, për të mbijetuar, për të krijuar, për të dashuruar, për tu qetësuar dhe më në fund për tu zëvendësuar.

Dikush që mendon se nuk e gjen veten në personazhet e këtij romani të paktën është i sigurt se ata nuk i janë të huaj, se në fakt ata janë ashtu siç do të kishte dëshiruar ai që të ishte, në qoftëse guximi dhe vullneti i kanë munguar që të bëhej i tillë.

Afërsia e “Diellit të Skortave“ për gjithsecilin qëndron në faktin se jeta aty paraqitet ashtu siç është, edhe e bukur edhe e shëmtuar, edhe e mirë edhe e keqe.

“Nga trëndafili del gjemb dhe nga gjembi del trëndafil”. Kjo fjalë e urtë është motua që gjen mishërim në historinë më shumë se 100 vjeçare të pesë brezave të një familjeje fshatare të bregut të Puljas, në një krahinë të prapambetur po ku jeta jep të njëjtat emocione si në vendet e tjera.

Në personazhet e “Diellit të Skortave” del fuqishëm karakteri pragmatist i fshatarit të cilin toka dhe natyra nuk e përkëdhelin por e fuqizojnë, del qartë filozofia popullore shkencore që me disa fjali fare të thjeshta përmbledh:

Rëndësinë e vazhdimësisë së jetës në gojën e Rafaelit: Më premtoni se do t’u flisni edhe fëmijëve të mi për to (vështirësitë). Do t’u tregoni ato që kini kaluar. Që ajo që ju njohët gjatë udhëtimit tuaj në Nju York të mos vdesë bashkë me ju. Më premtoni se secili nga ju do t’u tregojë diçka fëmijëve të mi. Ndonjë gjë që ju mësuat në atë udhëtim. Një kujtim. Një dije. Ta bëjmë këtë midis nesh.

Vlerën dhe bukurinë e dashurisë në gojën e Donatos: “Gratë i kanë sytë më të mëdhenj se yjet.”

Gëzimin e pafund që të jep një çast i thjeshtë: Ishim të gjithë bashkë. Hëngrëm, diskutuam, thirrëm, qeshëm dhe pimë si njerëz. Krah më krah. Ishin çaste të çmuara Pepe. Ke të drejtë. E çfarë nuk do të jepja unë për ta provuar edhe njëherë atë ndjenjë.”

Vështirësitë dhe zhgënjimin që jeta nuk ia kursen askujt në gojën e personazhit kryesor, Karmelës: “Unë jam një grumbull ditësh të trishtuara në këmbë të qytetit më të madh.”

Mirësinë dhe optimizmin në gojën e Don Salvatores: “Brezat ndjekin njëri tjetrin. Duhet vetëm të bëjmë sa kemi mundësi më mirë pastaj të kalojmë stafetën dhe të lirojmë vendin.”

Shkroi: Ben Andoni

Botoi: Revista MAPO

Postime të tjera me interes

Paolo Coelho nuk i boton më të shtypura romancat, tani i hedh direkt në internet (0)

Librat e rinj: mbi 18 tituj të ndryshëm nga 1 shtatori (4)

Kadare fiton çmimin për letërsinë në Spanjë (0)

Zbuloni librat e Profesor Kristo Frashërit (0)

“Ëngjëj dhe Djaj”, mbërrin edhe në Tiranë (3)

Një enciklopedi për teatrin dhe kinematografinë shqiptare
Josif Papagjoni sjell individualitete të spikatura të hapësirës mbarëkombëtare.

Thotë se ky libër nuk ka një datë fillimi. Humbet diku në shënime shfaqjesh, artikujsh, sidomos skedash të mbajtura me datimet gjegjëse, për emra aktorësh, regjisorësh, dramaturgësh, në shënime dhe sinteza leksionesh. Dhe vit pas viti këto skeda, shënime, sinteza u shtuan dhe u shtuan deri sa mbërritën në një rezultat përfundimtar. Josif Papagjoni, studiues dhe kritiku i teatrit, kinematografisë dhe letërsisë, prej vitesh mendonte të realizonte një botim, enciklopedi e cila të përfshinte individualitetet e spikatura të teatrit dhe kinematografisë shqiptare në hapësirën mbarëkombëtare – Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj. Dhe ia arriti. Prej pak ditësh ka dalë në qarkullim “Enciklopedia e Teatrit dhe e Kinematografisë Shqiptare”. Në të gjenden mbi 800 njësi sikundër edhe foto përfaqësuese. Në realizimin e saj, autori ka pasur parasysh që zërat, artikujt, njësitë enciklopedike të zotëroheshin nga kahu sintetizues mbi vlerat, veçantitë, stilin, profilin dhe anët mëvetësuese të artistit, institucionit, llojit, gjinisë e zhanrit teatror e kinematografik, deri te mëtimi për përvijime sa më lakonike mbi vepra përfaqësuese (filma, drama, shfaqje teatrore, role, zgjidhje skenografike etj.). Sipas autorit kishte ardhur momenti që një botim i këtij lloji të hartohej. Josif Papagjoni ka botuar 15 libra për teatrin, dramaturgjinë, ndër të cilët: “Teatri dhe aktori”, “Kumti që vjen nga trashëgimia teatrore”, “Aktorët”, “Individualitete”, “Regjisorët”, “Biseda për artin”, “Dialog me teatrin botëror”, “Teatri Kombëtar”, si dhe një varg artikujsh e studimesh për artin teatror shqiptar dhe për figurat e shquara të tij.

Postime të tjera me interes

Shtepia e Librit rikthehet (0)

Mafia dhe politika në Shqipëri dhe Kosovë (0)

Njoftim Nga ShtepiaeLibrit.com (3)

Kosova, nje vend i pavarur te Shtepia e Librit (0)

Gëzuar ditëlindjen – ShtepiaeLibrit.com mbush një vjeç (3)

Kadare nderohet me cmimin “Princi i Asturias për Letërsinë”
Ismail Kadare, ambasadori i Letërsisë shqipe në botë është nderuar sot me cmimin “Princi i Asturias për Letërsinë 2009” në Oviedo.

Kadare u shpall kandidatura fituese ndërmjet 31 të tjerave. Ceremonia u zhvillua në Teatrin Campoamor të Oviedo-s, ku Princi Filip i dorëzoi shkrimtarit shqiptar një nga çmimet me prestigjoze në botë. Fjalimin e tij falenderues Kadare e mbajti në gjuhën shqipe.

Sipas shtypit spanjoll vepra që e bëri Kadarenë të njohur është romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Vetë Kadare është shprehur entuziast për marrjen e këtij cmimi në prononcimet për mediat spanjolle.

Qindra qytetarë spanjollë në një atmosferë festive përshëndetën hyrjen në Teatër të personaliteteve më të mëdha të Spanjës si dhe të botës së artit dhe të kulturës nga shumë shtete të botës.

Fitues i çmimit “Man Booker International Prize” në vitin 2005, çmimi më prestigjoz në botën anglishtfolëse, Kadare, 73 vjeç, kandidat i çmimit Nobel në letërsi, i nderuar më 24 qershor të këtij viti me Çmimin e madh spanjoll, ndodhet në Ovideo së bashku me familjen e tij, ndërsa ka qënë i pranishëm në një seri aktivitetesh të organizuar në vigjilje të këtij çmimi.

Gjithsej 31 kandidatura nga 25 vende të botës konkurruan për këtë çmim që fondacioni “Prince of Asturias” ua akordon “atyre personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsisë apo gjuhësisë”.

Dhënia e çmimit shkrimtarit shqiptar i përkthyer në të paktën 40 gjuhë të botës, u shoqërua me jehonë sidomos nga shtypin spanjoll. Gazeta e njohur “El Mundo” njoftonte atë ditë se kandidati shqiptar për çmimin “Nobel” e fitoi garën mes shkrimtarëve të përmasave të tilla si Milan Kundera, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës që jetojmë, italianit Antonio Cabucchi, holandazit Cees Nooteboom, autorë këta të njohur të brezit të Kadaresë.

Mbreti Juan Carlos dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës, Kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero dhe Felipe, Princi i Asturias, emrin e të cilit mban dhe ky çmim i dërguan shkrimtarit shqiptar urimet e tyre përmes një letre ku i shprehnin dhe vlerësimet e tyre mbi veprën e tij, për të cilën fitoi dhe çmimin Princi i Asturias për Letërsinë 2009.

Çmimet Prínci i Asturias, u krijuan në vitin 1981, për punën shkencore, teknike, kulturore, sociale dhe humane të realizuar nga persona, grupe pune apo institucione në arenën ndërkombëtare. Secili prej Çmimeve Prínci i Asturias, përfshin një çmim prej 50 mijë euro, skulpturën e krijuar dhe dhuruar për këtë qëllim nga Joan Miró, një diplomë dhe një emblemë akredituese. Vitin e kaluar, fituesja e Çmimit Princi i Asturias për Letërsinë ishte kanadezja, Margaret Atëod, të cilën juria e nderoi për veprën e saj të shkëlqyer, sidomos në mbrojtjen e dinjitetit të grave.

Burimi: BalkanWeb

Postime të tjera me interes

Letërsia e gjuhës së ndaluar, nga Ismail Kadare (0)

Ismail Kadare: Libri, Gjirokastra, shqiptarët (0)

Librat më të shitur gjatë vitit 2008 (16)

“Darka e Gabuar”, romani më i ri i Kadaresë (5)

Kadare fiton çmimin për letërsinë në Spanjë (0)

Dy fjalë për librin e ri “E kuqja e demave” nga Mira Meksi
Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit “Luftëtarë kundër harresës së Ikonës” kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen egërsisht Dashuria dhe Vdekja.

Sikundërse kemi vënë në dukje edhe në disa hapësira të tjera, e tërë krijimtaria e Mira Meksit lind dhe kristalizohet nën dritën e hapjes ndaj tjetrit, duke rrëfyer për tjetrin. Kjo hapje, ky përtejësim, në faqet e këtij romani jepet në formë më të qartë dhe më të shprehur se në çdo roman apo tregim të saj të mëparshëm. Ndërsa tek krijimtaria e mëparshme lexuesin e vërejmë të jepet si element strukturor i rrëfimit, porse në një trajtë fort të ndërfshehur, në faqet e këtij romani prania e tij jepet në formën më të hapur; ndryshe nga sa më parë, tek E kuqja e demave Meksi i drejtohet drejtpërsëdrejti dhe në emër lexuesit, madje, duke e shoqëruar këtë dialog me një ndriçim të fortë dhe mbresëlënës…

E kuqja e demave është një ikonë e madhe, një ikonë e gjallë, e mbrujtur me ngjyra të bollshme, me një vizualizëm ekspresionist dhe me një imazheri të prekshme surreale, por edhe me plot dritë-hije dhe me mister; porse, mbi të gjitha, është një ikonë vërtet e arrirë, në të gjitha kuptimet, ngjyresat dhe përftesat e këtij termi, për vetë ikonën, për natyrën dhe misterin e saj, një ikonë e përftuar nga soditja e ngulmët dhe misterike, nga bashkimi dhe shkrirja e dy universeve, e dy pafundësive, e pafundësisë së dritës hyjnore dhe asaj të shpirtit të soditësit.

Pikërisht kjo befasi, këto lëvizje plot zigzage, larg çdo skeme kanonike, të cilat i hasim të pranishme edhe tek hapësira ikonografike, janë gjithë sa na mbajnë gjithhershëm në suspense në tërë rrëfimtarinë e Mira Meksit, duke na shtyrë vazhdimisht drejt leximit të saj. Madje, më tepër sesa një herë.

Mira Meksi ka mbaruar studimet e larta për filologji frënge dhe hispanike. Është e njohur si përkthyese e Dumas-së, Yourcenar-it, Duras-it, Borges-it, Marquez-it, Paz-it, Cortazar-it, Neruda-s, etj dhe si autore romanesh, përmbledhjesh me tregime e librash për të rinj dhe fëmijë. Mira Meksi është kryeredaktore e revistës letrare “Mehr Licht!”.

Bibliografi:

Mali i shpirtrave (tregime – 1994), Dituria

Buzë të panjohura gruaje (tregime – 1997), Onufri

Frosina e Janinës (roman – 2001), Onufri

Ballo në Versajë (novele – 2003), Onufri

Porfida (roman – 2006),  Ideart

E kuqja e demave (roman – 2009), Ideart

Romane dhe libra për të rinj dhe fëmijë:

Letra e mjekërkaltrit ( përralla) 1990, Naim Frashëri;

Teotihuakani (roman për adoleshentë) 1992, Dituria;

Planetthi i ngrirë ( roman adoleshentë) 1996, Onufri;

Magjistrica e dymbëdhjetë pasqyrave ( novelë për fëmijë) 1996, Çabej;

Fantazma me sy njeriu ( roman per adoleshente) 2007, Ideart;

Postime të tjera me interes

Anija e gjumit & Vajza e Agamemnonit (0)

Librat më të shitur gjatë vitit 2008 (16)

Kadare nderohet me cmimin “Princi i Asturias për Letërsinë” (0)

Për romanin “Në kohën e britmës” nga Visar Zhiti (0)

Bashkim Shehu prezanton “Mozart me vonesë” (0)

Botohet i pari fjalor arkeologjik në Shqipëri
Ndërsa shpesh kemi hasur mbivendosje dhe ngatërrim termash kur bëhet fjalë për arkeologjinë, një botim si “Fjalori terminologjik i arkeologjisë” vjen për të davaritur mjegullën. Fjalori, fryt i punës së dy arkeologeve të rinj Ardit Miti dhe Eglantina Seriani është i pari botim në Shqipëri i këtij lloji. Fjalori është redaktuar nga arkeologu Neritan Ceka, i cili ironizoi edhe me ata që kanë ideuar kartëmonedhën 2 mijë lekëshe në bankën e Shqipërisë.

“Është një libër i cili pretendon të ofrojë kulturë, natyrisht jo për ata që s’duan ta marrin këtë kulture, siç janë edhe…nuk dua të replikoj me autoret e monedhës dy mijë lekëshe, por kemi kohë, të paktën njihen nja dhjetë artikuj të profesor Kërkutit që thotë ky është ndryshimi midis teatrit dhe amfiteatrit, është botuar nja 100 herë kjo histori, dhe çdo enciklopedi e ofron këtë shërbim, duke filluar që nga enciklopedia shqiptare”, tha Neritan Ceka, arkeolog.

“Si arkeolog dhe specialist të rinj ishte e rëndësishme të kuptonim konceptet, praktikat, teoritë, metodat në arkeologji dhe trashëgimi”, u shpreh Ardit Miti, autor i librit.

Fondacioni “Trashëgimia shqiptare” ka financuar botimin e këtij fjalori të parë të termave i cili përveç eksperteve të fushës së arkeologjisë do t’u shërbejë edhe ekspertëve të turizmit.

“Do të jete një mjet tepër i vlefshëm për specialiste që punojnë në fushat e tjera. Për specialistet e industrisë seë turizmit, të cilët patjetër që do ti referohen për të saktësuar terminologjinë në guidat e tyre kudo në qendrat e trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, tha Diana Ndrenika, fondacioni “Trashëgimia shqiptare”.

Botimi i këtij libri është vlerësuar nga studiues dhe arkeologë të njohur të cilët merrnin pjesë në promovimin që u zhvillua në ambientet e Akademisë së Shkencave.

Autore: Mira Tuci

Burimi: AlSat.TV

Shënim: Nëse jeni të interesuar në këtë libër, ju lutem na kontaktoni direkt.

Postime të tjera me interes

Cështja dhe historia shqiptare parë nga të huajt (0)

Dy Romane, Dy Histori dhe Tre Shtepi Botuese (0)

Kriza Financiare dhe Librat (0)

Na sugjeroni librat shqip që duhet të lexojmë gjatë verës (33)

Enver Hoxha dhe makthet letrare (0)

“Heretiku” Klaus kundër ambientalizmit
Prezantohet në Tiranë libri i shumëdebatuar i Presidentit çek kundër teorisë së ngrohjes globale

Kryefjala e vizitës së Presidentit të Republikës Çeke në Shqipëri, Vaclav Klaus, gjatë dy ditëve të fundit, duket se ishte “biznes”, por edhe “integrim europian”. Por pasioni i tij më i madh dhe më i debatuar në të gjithë botën, u krye pa shumë vëmendje mediatike të hënën në darkë, kur në Tiranë u prezantua i botuar në shqip nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare libri “Planeti Blu në Vargonj të Gjelbër.”

Libri i përkthyer nga Adriatik e Maksen Shino, dhe i redaktuar nga ambasadori shqiptar në Çeki, Qazim Tepshi, është një pamflet politik që irriton deri në vdekje shumicën dërrmuese të ambientalistëve në të katër anët e botës.

Vizita në Tiranë

Presidenti Klaus vizitoi Shqipërinë gjatë dy ditëve të fundit, i shoqëruar nga një numër i madh kompanish çeke, pothuajse të gjitha të lidhura me sektorin e energjisë. Disa prej këtyre kompanive, të cilat prodhojnë pajisje elektrike si matësit e energjisë etj., kanë ardhur sepse furnizojnë CEZ në vendin e tyre dhe e ndjekin këtë kompani në vendet e tjera. CEZ pritet të investojë rreth 200 milionë euro në vitet e ardhshme për rinovimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri dhe kjo do të thotë se për kompani të tjera çeke do të ketë mundësi joshëse për biznes. Presidenti çek foli në Tiranë edhe për kundërshtitë e tij ndaj Traktatit të Lisbonës. Në fakt, e gjithë Europa po pret firmën e tij për ta kthyer BE-në në një entitet politik me ndikim botëror, por Klaus po i lë të presin. Më herët, Klaus thuhet se ka komentuar para disa diplomatëve amerikanë se BE-ja është “një entitet i dështuar dhe i falimentuar”.

Klaus i shumëdebatuari

Presidenti i Çekisë është angazhuar në debate të ashpra në shumë çështje, përfshirë edhe Kosovën. Një ekonomist liberal i shqetësuar shumë për rreziqet që i kanosen lirisë, ai njihet si euroskeptik dhe si njeriu që iu bashkua të paktëve politikanë të votës kundër projektit të Kushtetutës Europiane kur ajo u votua për herë të parë në Irlandë, në vitin 2008. Klaus njihet gjithashtu si mik i Rusisë dhe i Serbisë, si një politikan që kundërshtoi shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, duke e konsideruar atë si “hapjen e kutisë së Pandorës” që mund të zhysë Europën në kaos. Pavarësisht kundërshtimeve të Presidentit Klaus, Çekia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Heretiku” Klaus

Pjesa më e debatuar e aktivitetit politik të Presidentit Vaclav Klaus janë kritikat ndaj lëvizjeve politike dhe shoqërore botërore që promovojnë idenë e rreziqeve që na kanosen nga ngrohja globale dhe efekti serë. Sipas tij, një kërcënim i tillë nuk ekziston ndërsa lëvizja botërore për ndalimin e ngrohjes globale përbën një rrezik serioz për vetë lirinë.

“Liria, jo klima është në rrezik”, shkruante ai në një editorial të publikuar në gazetën ekonomike angleze “Financial Times”.

Pak më vonë, kjo ide e tij u botua në formën e një libri. Fillimisht, botimi në anglisht u shit për 45 dollarë. Por botimi në shqip filloi të shitej për 500 lekë.

Libri argumenton se teoria e ngrohjes globale dhe fundit të botës që mund të vijë prej kësaj, është një teori aspak shkencore, bazohet në argumente të paqena dhe në një farë mënyre, është një komplot. Sipas Klaus, ish-komunistët pasi humbën luftën për një botë më të drejtë me demaskimin e realitetit komunist, kanë gjetur një ideologji të re, ngrohjen globale, e cila në thelb synon të krijojë një sistem planifikimi global.

“Ngrohja globale nuk është një teori shkencore. Ajo duhet të trajtohet nga shkencat shoqërore, është një lloj religjioni”, thotë ai.

Klaus thotë gjithashtu se njerëzit që nuk besojnë te ngrohja globale po marrin një trajtim politik në ditët tona të ngjashme me heretikët e mesjetës. “Shumë politikanë nuk e besojnë diçka të tillë, por nëse e deklarojnë, akuzohen për mungesë korrektese politike”, – thotë ai. Klaus është figura më e famshme mes një numri të vogël, por në rritje, shkencëtarësh e njerëzish të zakonshëm që po flasin hapur kundër teorisë së ngrohjes globale, e cila, deri më sot, megjithëse shumë vende kanë refuzuar ta pranojnë, sërish nuk e kanë denoncuar si të rreme. Debati u zhvillua në shkallë ndërkombëtare kur ish-zëvendëspresidenti amerikan, Al Gore, publikoi dokumentarin e tij “Një e vërtetë e paleverdishme”, ku argumentonte se bota e ka fundin të afërt në rast se nuk merr masa drastike kundër emetimit të gazrave ndotës. Sipas tij, niveli i oqeaneve do të rritet, klima do të ngrohet dhe sëmundjet tropikale që sot bëjnë kërdinë në Afrikën nën-Sahariane, do të pushtojnë të gjithë botën. Shkurt, një fund i paralajmëruar për njerëzimin. Për të shmangur këto lloj katastrofash, sipas ambientalistëve, bota duhet të ndalë industrializimin e vet, nuk duhet të djegë karburante fosile për ngrohje, etj. Ndalimi i emetimit të gazrave është kthyer ndërkohë në politikë globale, pavarësisht se disa vende të rëndësishme si Kina nuk e kanë pranuar.

Kritikët si Presidenti Klaus besojnë se një parashikim i tillë i të ardhmes së botës është thjesht një gënjeshtër. Sipas tyre, në natyrë ka forca shumë më të mëdha se sa qytetërimi ynë dhe pasojat që mund të shkaktojë qytetërimi janë të papërfillshme në krahasim me pasojat që mund të shkaktojë një shpërthim i madh vullkanik, një meteor apo një stuhi diellore. Për pasojë, të marrësh masa kundër efektit të njeriut në natyrë, është njësoj si të marrësh masa kundër njeriut.

“Asnjë ndërhyrje qeveritare nuk mund ta ndalojë botën dhe natyrën nga ndryshimi. Prandaj nuk jam dakord me projekte të tilla siç është protokolli i Kiotos dhe iniciativa të tilla, të cilat vendosin objektiva arbitrare, që kërkojnë shpenzime jashtëzakonisht të mëdha, pa perspektivën realiste për suksesin e këtyre masave”, thotë Klaus në librin e tij.

“Në qoftë se ligjvënësit do të pranojnë kërkesat maksimale ambientale, ndikimi mbi ekonominë kombëtare do të jetë shkatërrues. Kjo mbase do të stimulojë vetëm një sferë të vogël të ekonomisë, por pjesa më e madhe do të mbytej nga kufizimet e krijuara artificialisht, direktivat dhe porositë”, – vijon ai më tutje.

Liria, jo klima është në rrezik

Nga Vaclav Klaus

“Financial Times”

13 qershor 2007

Ne po jetojmë në kohë të çuditshme. Një dimër pak më i ngrohtë se zakonisht është i mjaftueshëm – pavarësisht se përgjatë të gjithë shekullit të 20, temperatura e botës është rritur me vetëm 0.6 për qind – për ambientalistët dhe pasuesit e tyre të sugjerojnë masa radikale që synojnë të ndryshojnë motin dhe i kërkojnë këto masa tani.

A është ndryshimi i klimës thjesht një propagandë?

Vitin e kaluar, i ashtuquajturi “dokumentar” i Al Gore u shfaq nëpër kinematë në të gjithë botën. As më shumë e as më pak, në Britaninë e Tony Blair, u publikua raporti Stern. Raporti i katërt i Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimin e Klimës, u vendos në tryezën e bisedimeve të grupit të tetë vendeve më të industrializuara të botës, duke kërkuar që të bëhet diçka për këtë çështje. Njerëzit racionalë dhe ata që dashurojnë lirinë duhet të reagojnë. Diktati i korrektësisë politike është tepër strikt për të lejuar të vërtetën të dalë në shesh dhe kjo gjë nuk ndodh për herë të parë në historinë e njerëzimit. Gjithçka tjetër është e denoncueshme.

Michael Crichton e ka thënë qartë: “Sfida më e madhe me të cilën përballet njerëzimi është sfida e dallimit të realitetit nga fantazia, së vërtetës nga propaganda”. Ndjehem në këtë mënyrë për shkak se histeria e ngrohjes globale është bërë një shembull i qartë problemit të së vërtetës kundër propagandës. Kërkon kurajë që të përballesh me të vërtetën “që ka zënë rrënjë”, megjithëse shumë njerëz, – përfshirë edhe shkencëtarë të famshëm – e shohin problemin e ndryshimeve klimaterike krejt ndryshe. Ata protestojnë kundër arrogancës së atyre që mbrojnë hipotezën se ngrohja globale lidhet me aktivitetin e njeriut.

Si dikush që ka jetuar nën komunizëm për pjesën më të madhe të jetës, ndjehem i detyruar të them se shoh një kërcënim të madh për lirinë, demokracinë, ekonominë e tregut dhe mirëqenien për shkak të asaj që sot nuk është më komunizmi, por ambientalizmi. Kjo ideologji dëshiron të zëvendësojë evolucionin e lirë dhe spontan me një lloj planifikimi qendror (tani edhe global).

Ambientalistët kërkojnë veprim të menjëhershëm politik, për shkak se nuk besojnë në efektin pozitiv afatgjatë të rritjes ekonomike dhe injorojnë njëkohësisht progresin teknologjik, që brezat e ardhshëm pa dyshim që do t’i gëzojnë, ashtu edhe faktin e provuar se sa më e lartë të jetë mirëqenia e një shoqërie, aq më e lartë është edhe cilësia e ambientit ku jetojnë. Ata janë pesimistë Malthusian.

Shkencëtarët duhet të na ndihmojnë nëse marrin në konsideratë pasojat politike të opinioneve të tyre shkencore. Ata kanë detyrimin të deklarojnë politikën dhe vlerën e supozimeve të tyre dhe se sa shumë janë ndikuar këto supozime e interpretime nga politika.

A ka ndonjë kuptim të flitet mbi ngrohjen në Planet kur ne e shohim atë në kontekstin e evolucionit të planetit tonë përgjatë qindra milionë viteve? Çdo fëmije i mësohet në shkollë mbi luhatjet e temperaturës, mbi epokat e akullit, mbi klimën shumë më të ngrohtë të mesjetës. Të gjithë ne e kemi vënë re se edhe gjatë jetës sonë, temperatura ndryshon, si në ngritje, si në rënie.

Për shkak të zhvillimeve në teknologji, rritjes së pasurisë së disponueshme dhe nacionalitetit të institucioneve apo aftësisë së vendeve për të organizuar veten, përshtatshmëria e shoqërisë njerëzore është rritur në mënyrë radikale. Ajo do të vijojë të rritet dhe do të zgjidhë pasojat e ndryshimeve të vogla të klimës. Jam dakord me profesor Richard Lindzen nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, i cili tha: “Gjeneratat e ardhshme do të habiten dhe gajasen kur të shohin se si ndodhi që në fillim të shekullit të 21, bota e zhvilluar hyri në një panik histerik për shkak se temperatura mesatare globale u rrit me pak të dhjetat e një grade të vetme dhe në bazë të ekzagjerimeve të stërmëdha me projeksione shumë të pasigurta kompjuterike, imagjinoi një seri pasojash zinxhir dhe u ankua për epokën e industrializimit”.

Çështja e ngrohjes globale është më shumë problem që i takon shkencave shoqërore se sa atyre natyrore dhe është më shumë e lidhur me njeriun dhe lirinë e tij se sa ndryshimeve klimaterike reale.

Autor: Gjergj Erebara (Gazeta Shqip)

Postime të tjera me interes

Novela “Lufta dhe Paqja”, Leo Tolstoi (0)

Kadare fiton çmimin për letërsinë në Spanjë (0)

Librat me te shitur dhe Statistikat (1)

Botimet Dudaj Vijne se Shpejti te Shtepia e Librit (0)

Kadare, 20 me 1 për Nobelin në Letërsi (0)

Për romanin “Në kohën e britmës” nga Visar Zhiti
Përsëri shkrimtari Visar Zhiti u jep letrave shqipe një vepër dinjitose, romanin “Në kohën e britmës“, për të cilin  mund të themi me plot bindje se është ndër më të mirët e kohëve të fundit në letërsinë tonë, duke shpalosur edhe njëherë fuqishëm talentin e mrekullueshëm të këtij autori. Eshtë një afreskë tronditëse, një rrëfim ku bashkohet enigma me dhembjen, denoncimi i hapur me dashurinë, balta e vuajtjeve me dritat e metropolit, krimi me bukurinë, së cilës duket sikur nuk u mjafton një breg shqiptar, por hidhet dhe në bregun tjetër, atë italian. Koha lëviz vrullshëm në roman nga jeta në vdekje, por edhe e anasjelltas, me personazhe imagjinarë dhe realë, të zakonshëm dhe të shquar, ku dialogu ia lë vendin përsiatjes, që lë jehonë të thellë tek lexuesi, duke përēuar emocione të forta dhe vlera të vërteta artistike.

Romani “Në kohën e britmës” pasqyron një pjesë nga ikjet më të fundit. Njerëzit largoheshin nga dhuna dhe varfëria, në kërkim të një jete më të mirë, duke dalë shpesh dhe nga vetja, dhe kjo duket se e intereson më shumë autorin, ikja nga vetvetja, pjesë të së cilës i rigjejnë apo i humbin përgjithmonë, ndeshen me krimin dhe të keqen, u bëjnë ballë atyre, mposhten dhe mposhtin.

Autori duket sikur nuk pret që realiteti t’i zgjidhë problemet e veta, e llava e ngjarjeve të ftohet, por ai ndërfutet në vorbullat e këtij realiteti, është në grykë të kraterit, madje dhe paraprin, duke marrë përsipër përgjegjësi dhe mision, gjithmonë si një shkrimtar,  i cili dhe vetë kështu sikur bëhet ngjarje, jo vetëm estetike, sikur do të na thotë se shpresat janë më të mëdha se zhgënjimet dhe bukuria, sipas një sentence të njohur, pritet të triumfojë duke na bërë të gjithëve më të mirë.

Libra të tjerë nga Visar Zhiti

Ferri i carë, Burgologji

Funerali i pafundme

Nënë Tereza, Mermerime shenjtoreje, poetizoi Visar Zhiti

Perendia mbrapsht dhe e dashura

Shekull tjeter

Thesaret e frikes

Postime të tjera me interes

Kadare nderohet me cmimin “Princi i Asturias për Letërsinë” (0)

Dy fjalë për librin e ri “E kuqja e demave” nga Mira Meksi (3)

Bashkim Shehu prezanton “Mozart me vonesë” (0)

Letërsia e gjuhës së ndaluar, nga Ismail Kadare (0)

Kadare fiton çmimin për letërsinë në Spanjë (0)